Zyrtare, Edi Reja do të jetë tranjeri i ri i Shqipërisë

 

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas më shumë se një muaj kërkimesh, Tranjeri i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim. 

Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit. Ai pason pikërisht këtë të fundit, i cili u shkarkua pas humbjes 0:2 në Shkodër ndaj Turqisë.

Italiani 63-vjeçar me origjinë nga Trevizo ka luajtur si futbollist si mesfushor me Veronën dhe Venecian, më pas karrierën më të gjatë dhe të suksesshme e ka si trajner. Për më shumë se 30 vite ai ka drejtuar disa pankina në Itali si Empoli, Atlanta, Udineze Palermo dhe deri tek eksperienca e tij e parë jashtë Serisë A, në Premier League tek Swansea, eksperiencë që u mbyll në fund të vitit 2016.

Në vitin 2011 Guidolin është shpallur edhe trajneri më i mirë i Serisë A, kur drejtonte Udinezen. Ndërkohë nuk mbetet pas Edi Reja, me të cilin marrëveshja duket se është e arritur dhe do të mjaftonte vetëm zyrtarizimi.

Mosha më e madhe e Rejas, tregon për një eksperiencë të madhe gjithashtu brenda Italisë. Reja ka drejtuar ekipe të rëndësishme të Serisë A si Torino, Genova, Cagliari, Lazio apo Napoli. Edi Reja ishte i pranishëm për të parë kombëtaren shqiptare në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër kundër Turqisë.

Ishte pikërisht ajo ndeshja e fundit e Panuccit dhe e takimi i parë mes presidentit Duka dhe Edi Rejas, duke filluar që aty një bisedë që i ka çuar drejt një marrëveshjeje paraprake.

Shkruar Nga
More from Redaksia

UET Alumni, Elson Frroku: Lumturia kur bën atë që do

    Të dyja ciklet e studimit – Bachelor dhe Master –...
Read More