Zelanda e re/ Tarrant nuk pranon avokat, mbrohet vetë

 

Brenton Tarrant, 28-vjeçari australian i arrestuar, shkaktar i masakrës në dy xhami ku u vranë 50 njerëz, nuk e ka pranuar avokatin duke thënë që do të mbrohet vetë.

Lajmin e bën të ditur New Zealand Herald, duke nënvizuar që kjo ngjall frikën që Tarrant mund të përpiqet ta transformojë procesin në një instrument për propagandë supremaciste.

Richard Peters, avokati që ka mbrojtur Tarrant në paraqitjen e tij të parë para gjykatës të shtunën, ka thënë që ka mësuar nga asistenti i tij që 28-vjeçari kërkon të mbrohet vetë.

Peters ka shtuar që Tarrant është shfaqur në gjyq i kthjellët dhe jo mendërisht i pa stabilizuar dhe i bindur për aktet e tij ekstreme.

Ndër të tjera kryeministrja neozelandeze Jacinda Ardern ka thënë që brenda 100 ditësh do të njoftohet një reformë e ligjit për shitjen e armëve. Kryeministrja ka njoftuar një kërkesë për shërbimet inteligjente.

******************************

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami të Zelandës së Re, lindi në Australi në një familje punëtore me të ardhura të ulëta.

Në manifestin e tij të gjatë të publikuar online, Tarrant shkruan se kishte përdorur të ardhurat nga shkëmbimi i kripto-monedhave për të udhëtuar në Francë, Spanjë dhe Portugali në vitin 2017.

Pas sulmeve të së premtes, autoritetet e disa vendeve kontrolluan të dhënat dhe zbuluan se ai kishte bërë edhe udhëtime të tjera, sidomos në Ballkan.

Disa muaj përpara udhëtimit të tij në Evropën Perëndimore, në fund të vitit 2016, Tarrant kishte vizituar Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, dhe Kroacinë, ku kishte parë vendet e fushëbetejave historike, sipas kryeprokurorit të Bullgarisë Sotir Tsatsarov në një intervistë për agjencinë Reuters. Ai ishte rikthyer në rajon në nëntor 2018 për të vizituar vende historike në Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Interesimi i tij për këto vende tregon se ai kishte “njohuri shumë serioze për historinë e Ballkanit dhe dinte hollësi që, do të thosha, pak njerëz në Ballkan i dinë”, u shpreh ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

Tarrant vizitoi gjithashtu “shumë herë Turqinë dhe kaloi aty një kohë të gjatë,” tha për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë turk, pa dhënë datat konkrete të vizitave. Autoritetet turke thanë se po hetonin lëvizjet e tij brenda vendit.

******************************

Brenton Harrison Tarant, i akuzuar për masakrën në Christchurch të Zelandës së Re, doli para gjykatës duke buzëqeshur si dhe duke bërë një gjest të me duar.

Rrethi me gishtërinj në varësi të kulturave të ndryshme shpreh simbolika të ndryshme, por më së shumti nënkupton se gjithçka është në rregull.

 

28-vjeçari doli para togave të zeza me duart e lidhura më zinxhirë në belin e tij, ndërsa mbante te veshur uniformën e burgut.

Policia pretendon se pas hapjes së zjarrit brenda xhamisë së “Al Noor”, Tarrant shkoi në xhaminë “Linwood Masjid” duke vazhduar aksionin e tij.

Ai ka marrë vetëm një akuzë për vrasje, por policia thotë se shumë akuza të tjera pritet të ngrihen kur ai të rishfaqet në Gjykatën e Lartë më 5 prill.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zhduket djali i biznesmenit, familja: Dyshojmë se e kanë rrëmbyer

    Djali i një biznesmeni është zhdukur prej një jave, ndërsa...
Read More