Vritet një shtetase britanike në Jerusalem

auto_stream_img1492173830

Një turiste nga Britania e Madhe është vrarë të premten në një sulm me thikë te pjesa e vjetër e qytetit Jerusalemit. Sulmuesi i dyshuar është arrestuar, njoftojnë mediat izraelite.

Ndihma e shpejtë izraelite njoftoi se gruaja e re ishte therur me thikë disa herë derisa po udhëtonte me tren. Ajo ndërroi jetë nga plagët e marra në spital.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi i dyshimtë është një i sëmurë mental i moshës 57-vjeçare nga pjesa lindore e Jerusalemit. Sulmi ka ndodhur në kohën e festës së hebrenjve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbi 25 mijë shqiptarë rrezikojnë të mbeten pa punë

Amendamentet e miratuara mbrëmjen e djeshme në Dhomën e Deputetëve në Itali...
Read More