Vrasja në ish-Bllok: Policia merr në pyetje Elvana Gjatën, ja detajet

Policia ka marrë në pyetje Elvana Gjatën, këngëtaren që dyshohet se ka qenë prezente në momentin kur ka nisur përplasja mes dy grupeve rivale nga ku mbeti një i vrarë dhe tre të plagosur në zonën e ish bllokut.

Vis Martni dhe Fabiol Gaxhaj duket se kanë ngacmuar këngëtaren që ka qenë e shoqëruar në një nga lokalet e ish bllokut, duke provokuar sherrin ku mbeti i plagosur Vis Martini, Leart Hato dhe ndërroi jetë Fabiol Gaxhaj.

Zbardhen detaje të reja nga përplasja e mbrëmshme me armë zjarri mes grupeve rivale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku një person mbeti i vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën si konflikti mes dy grupeve ku u vra Fabjol Gaxha dhe u plagos Ervis Martini dhe miku i tij Laert Hato.

Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Shkak për masakrën ka qenë ngacmimi që viktima i ka bërë këngëtares së njohur, Elvana Gjata, e cila ndodhej në ambientet e lokalit ku ndodhi masakra në shoqërinë e të dashurit. Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupe që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit.

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin që ekzekutoi me plumb në kokë Gaxhën dhe plagosi tre të tjerë, por nuk bën të ditur emrin e tij për arsye hetimore.

Policia ka shoqëruar këngëtaren e njohur Elvana Gjata. “BalkanWeb” raporton se Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Shkruar Nga
More from admin

Mentor Kikia: Zhdukini nga ekranet këta palaço!

  Arkimed Lushaj u arrestua për të disatën herë, i dyshuar si...
Read More