Kronika

Vrasja barbare e shqiptarit në burg: Autori e qëlloi edhe para gardianëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 15/01/19 |
mapo.al

Një shqiptar u vra në burgun e Koridalosit në Greqi. Bëhet fjalë për Albert Bakun, një person i njohur për krimet e tij në Greqi. Ai kishte plagosur 14 persona në një lokal në Pire në vitin 2014.


Jo vetëm kaq, Baku dyshohet se qëndronte pas tentativës për vrasjen e avokatit Antonopulos dhe se mund të kishte porositur vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.


Informacionet e para tregojnë se i burgosuri shqiptar ishte transferuar së fundmi në burgun Koridalos në pritje të nisjes së gjykimit për vrasjen e Zafiropulos.


Disa media greke thonë se ekzekutori i tij është një tjetër shqiptar, pikërisht i akuzuari për vrasjen e avokatit Zafiropulos. Sulmi ndaj tij erdhi brenda në qeli. Më pas shqiptari i plagosur doli jashtë duke kërkuar ndihmë, por nuk i shpëtoi vdekjes. Madje autori thuhet se e qëlloi Bakun edhe para gardianëve, kurse këta të fundit mundoheshin t’ia hiqnin nga duart.


Autori mendohet se është një rom 32-vjeçar nga Shqipëria, i dënuar për disa krime, mes tyre sulme të përgjakshme, grabitje dhe përdhunime.

Mediat thonë se ekzistojnë pamje filmike të momentit të ngjarjes. Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim. Kjo për shkak se vrasja duket e organizuar dhe jo një krim spontan. Qelia e tij ishte e hapur, edhe pse rregullorja kërkonte që ajo të ishte e mbyllur.

Baku, 36-vjeçar, kishte shprehur frikë për jetën, megjithatë askush nuk ishte shqetësuar, duke e transferuar në një burg ku bandat e shqiptarëve kanë kryer së paku 12 krime brenda qelive.

Viktima shqiptare ishte i njohur në botën e krimit në Greqi. Kur kishte hyrë në burg herët e shkuara, kishte tentuar të krijonte grupe të udhëhequra prej tij, prandaj e kishin transferuar.

Baku ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas.

Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqeshin grupime të armatosura, të cilat promovonin Shqipërinë Etnike dhe shprehin revoltën e tyre për policinë greke.


Etiketa: , , , ,

Pas