Vladimir Kosta i PS: Qeveria e LSI po degjeneron Tiranën

vladimir kostaMarrëdhëniet mes dy partive kryesore të mazhorancës, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë është e qartë se nuk janë më të mira.

Ndarja për Reformën në Drejtësi dhe pozicionimi i LSI-së pro kërkesës së PD-së për të pasur garanci për moskapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë, duket se janë vetëm “maja e ajsbergut” të një marrëdhënieje që sa vjen e bëhet edhe më formale.

Kjo, pasi përveç përplasjeve publike për Reformën në Drejtësi, një lloj pakënaqësie mes dy partive gjendet edhe në nivelet e grupeve parlamentare e më poshtë në bazë.

Kështu nuk kanë munguar rastet nga të dy krahët që të shprehin hapur pakënaqësitë që kanë ndaj njëri-tjetrit, sidomos sa i përket mënyrës së ndarjes së pushtetit dhe qeverisjes.

Dje, ka qenë deputeti socialist i  Përmetit, Vladimir Kosta, ai që ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj LSI-së dhe ministrave të saj në kabinet.

Duke iu referuar pikërisht rastit të Unazës së Madhe dhe punimeve për mbikalimin te shkolla teknologjike, Kosta ka akuzuar përfaqësuesit e LSI-së në qeveri se po pengojnë vijimin e punimeve, duke u bërë pengesë për zhvillimin e kryeqytetit.

“Këto janë foto të mbikalimit në Unazën e Re, pranë teknologjikes. Në arterien më kryesore të Tiranës dhe Shqipërisë, që duhet të mbaronte para çdo lloj investimi tjetër në Shqipëri…., ka ditë dhe muaj që nuk punohet, dhe pse !!? Sepse qeveria e LSI-së paratë për rrugët po i investon për ujësjellësat e fshatrave apo qytezave të vogla…..E degjeneruan Tiranën! Bravo, atyre që mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë!!!!”, -shkruajti Kosta në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Pak javë më parë, ishin disa deputetë të LSI-së, si Gjovalin Kadeli apo Robert Bitri, të cilët akuzuan socialistët se nuk po zbatonin marrëveshjen e bashkëpunimit.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Mira Kazhani: Tiranapost.al, një dritë online

Lajmet që tërheqin klikimet masive, ndalohen me ligj, ashtu si edhe lajmet...
Read More