Aktualitet

(Video) Deputeti i PD: Më dhunuan, kam të nxira në trup, protesta do të vazhdojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 17/06/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Peshkopi, ku ndodhet atje për turin e llogaridhënies publike.


Ndërkohë që gjatë protestës ka patur konfrotime ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Sipas PD, policia ka dhunuar deputetin Xhemal Gjunkshi i cili po protestonte bashkë me qytetarët kundër kryeministrit Rama.


Në një lidhje telefonike për Fax News, Gjunkshi u shpreh se ishte atje për të për të protestuar së bashkë me qytetarët


Bashkë me qytetarët dola në protestë. Qytetarët nuk kanë shumë mundësi që të shesin produktet e tyre. Kemi revoltën e qytetarëve të Dibrës. Policia provokoi qytetarët. Më kanë kapur për krahu. Ushtruan dhunë ndaj meje dhe kam të nxira në trup. Do të ndjek hapat e nevojshme për këtë rast. Protesta do të vazhdojë pasi njerëzit janë shumë të revoltuar.”



Etiketa: , , ,

Pas