Vepra e Frashërit: Leximi digjital i Rilindësit

NaimFrasheriBiblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 170­vjetorit të lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të rilindjes kombëtare shqiptare, Naim Frashëri, do të publikojë në 25 maj editimin digjital të veprave të tij, të cilat mund të shfletohen dhe shkarkohen nsë faqen zyrtare të BKSH-së.

Biblioteka Kombëtare publikon editimin digjital të veprave të Naim Frashërit. Ky projekt vjen në 170­vjetorin e lindjes së një prej figurave më të rëndësishme të rilindjes kombëtare shqiptare, veprat e të cilit për herë të parë mund të lexohen elektronikisht. Prej ditës së sotme, bëhet editimi digjital i veprës së Frashërit, të cilat mund të shfletohen dhe shkarkohen në faqen zyrtare të BKSH-së. Pas përvojës me tragjedinë shekspiriane, “Othello – Arapi i Venedikut”, Arkivi Digjital i BKSH-së pasurohet me veprën e plotë të rilindësit Naim Frashëri, e cila mund të lexohet dhe shkarkohet nga të gjithë pajisjet kompjuterike, smartphone dhe tablet, duke pasur kështu mundësinë për ta pasur me vete krijimtarinë naimiane.

Sipas një njoftimi për shtyp të BKSH, janë 13 tituj të rinj që çelin shërbimin më të ri online që BKSH ofron për të gjithë përdoruesit e saj: “Dëshira e vërtetë e shqipëtarëvet” (1904), “Bagëti e Bujqësija” (1886), “Lulet e verësë” (1890), “Istori e Shqipërisë” (1899), “Fletore e Bektashinjvet” (1908), “Dituritë për mësonjëtoret të para” (1888), “Qerbelaja” (1898), “Shqipëria” (1902), “Istori e përgjitheshme për mësonjëtoret të para” (1886), “Vjersa për mësoiëtoret e para” (1886), “Istori’ e Skënderbeut” (1898) “Mësime” (1894) si dhe “Gjithësija” (1895).

Krahas tyre do të publikohen edhe përkthimi nga Naim Frashëri i këngës së parë të “Iliadhë” (1896). Arkivi Digjital i Bibliotekës Kombëtare, së fundmi është pasuruar me seksionin më të ri, “LIBRA”, në të cilin do të publikohen në format elektronik libra të vyer të fondit arkivor të BKSH, duke iu ardhur në ndihmë të gjithë studiuesve dhe përdoruesve të saj.

Si një pjesë e rëndësishme e fondit e­Albanica, që përfaqëson Bibliotekën Digjitale Albanologjike të BKSH-së, krahas tyre janë përfshirë edhe tituj të rëndësishëm për historikun e periodikut shqiptar, si “Albania”, (1896­1913); “Dituria” (1909­1929), “Hylli i Dritës” (1921­1944) dhe “Leka” (1929­1944), “Kalendari Kombiar” dhe “Përlindj’e Shqipëniës”.

Në këtë fond janë përfshirë edhe vepra të rralla të Bibliotekës Kombëtare, dorëshkrime, harta dhe periodikë, të shekujve XV­XIX në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Prej 10 vitesh, Biblioteka Kombëtare, përmes faqes së saj zyrtare (www.bksh.al), ofron një sërë shërbimesh të rëndësishme online, si: Katalogët Online, Katalogët e Digjituar, Biblioteka Digjitale, eBibliografi etj., duke pasur vit pas viti rritje shumë të shpejtë të frekuentuesve dhe vizitorëve të saj.

Shkruar Nga
More from admin

Pushimet dimërore të Angela Martinit, kjo vajzë nuk di të ndalet

Modelja e njohur shqipatre është më në qendër të vëmendjes së asnjëherë...
Read More