‘Venezuela po rilind, jemi në drejtimin e duhur’: Flet gruaja e liderit opozitar

Ajo është në pritje që të bëhet Zonja e Parë e Venezuelës. Bëhet fjalë për gruan e liderit opozitar, Juan Guaido, që e ka shpallur veten president të përkohshëm dhe që është njohur nga shumica e vendeve të zhvilluara. 

Fabiana Rosales, 26 vjeç tha se Nicolas Maduro e ka shkatërruar Venezuelën. Por ajo shtoi se i shoqi do të sjellë një të ardhme të shndritshme për vendin.

Pas vitesh të tëra me varfëri dhe mjerim, ajo tha se “vendi po rilind”.

Duke folur në Karakas, një qytet i zhytur në kaos, mamaja e një fëmije tha se ajo ka humbur babanë për shkak se i mungonin ilaçet për mjekim.

“Tashmë shoh një vend me shpresë, që po shkon në drejtimin e duhur. Regjimi i Maduros na mori shpirtin dhe na zhyti për vite të tëra në mjerim, por ky vend po rilind”.

Më herët foli edhe babai i liderit opozitar, Wilmer Guaido. Ai jeton në mërgim në Ishujt Kanarie dhe punon si taksist. Tashmë shpreson se me zgjedhjen e të birit në krye të vendit, do mund të kthehet në Venezuelë. Wilmer tha se i biri e nisi aktivizmin në politikë që kur ishte 15 vjeç dhe vendi u përmbyt duke vrarë mbi 20 mijë persona.

“Që atëherë ai nisi të mendonte se gjërat duhet të ndryshojnë dhe se njerëzit nuk duhet të vuajnë kaq shumë. Ai organizoi gjithçka në qytet dhe përpiqej që familja të ishte e qetë, duke treguar aftësitë si lider”.

juan guaido1
juan guaido3ven1
ven3ven4
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Kam nevojë të pushoj”/ Luana Vjollca jep lajmin “e keq” për fansat

  Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara, kryesisht për...
Read More