fbpx

Aktualitet

Ushtria në Rinas, Xhaçka: S’kemi pse pyesim Metën, nuk jemi në luftë





               Publikuar në : 11:37 - 11/04/19 |
mapo.al

Nuk ka pse njoftohet Presidenti i Republikës, nuk po shkojmë në luftë, por po garantojmë sigurinë me Policinë Ushtarake të një objekti të rëndësisë së veçantë, siguria e të cilit është cenuar”. Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit në aeroportin e Rinasit, disa orë pasi në perimetrin e tij u dislokuan Forcat e armatosura. Më herët ishte presidenti Ilir Meta i cili i kërkoi “llogari” shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku për bazën ligjore në dërgimin e FA në aeroportin e Rinasit.


Por për Xhaçkën, Shqipëria nuk po shkon në luftë që të pyesë presidentin në cilësinë e komandatit të FA apo edhe Parlamentin, por bëhet fjalë vetëm për garantimin e sigurisë së aeroportit, i cili, tha ajo, është edhe infrastrukturë ushtarake.



“Aeroporti i Rinasit është edhe infrastrukturë ushtarake. Nuk po shkojmë në luftë që do i kërkonim aprovim parlamentit. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë për perimetrin e aeroportit nga Policia Ushtarake. Gjysma e pistës së aeroportit është e ushtrisë, e forcës ajrore dhe gjysma tjetër për përdorim civil. Patrullime në perimetrin e sigurisë jashtë aeroportit dhe jo brenda tij. Jemi të detyruar të garantojmë perimetrin e sigurisë së aeroportit përmes Policisë Ushtarake e cila e ka për detyrë këtë dhe nuk është nevoja të marrim aprovim në Parlament.


Nuk ka pse njoftohet Presidenti i Republikës, nuk po shkojmë në luftë, por po garantojmë sigurinë me Policinë Ushtarake të një objekti të rëndësisë së veçantë, siguria e të cilit është cenuar. Është një ngjarje e përsëritur që po hetohet. Ne do jemi këtu edhese kemi detyrim ligjor, ga ligji i 1999, ku ka detyron të garantojmë infratrkturën kritike të objekteve të veçanta në funksion të NATO-s. Ka edhe një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për përdorim dhe marrje masash të përbashkëta. Masat e sigurisë deri në vendosjen e asaj që duhet të kishte bërë koncesionari që në fillim do përforcohen përmes nesh dhe organeve të tjera ligjzbatuese”, u shpreh Xhaçka.

LEXO EDHE: 

Ushtria në Rinas, Meta i kërkon llogari Shefit të Shtabit


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas