ShowBizz

U quajt ‘molla e sherrit’ mes JLo-së dhe Alex, Jessica: Akuza false





               Publikuar në : 16:42 - 15/03/19 |
mapo.al

Alex Rodriguez u akuzua për tradhti fill pasi i propozoi për fejesë Jennifer Lopezit. Bejsbollisti Jose Canseco deklaroi se Alex e tradhtonte Jenniferin me ish-gruan e tij, Jessica Canseco. Mirëpo, kjo e fundit ka vendosur të reagojë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan se akuzat e ish bashkëshortit janë false dhe të pavërteta.


“Ato akuzat false që po bën Jose janë të pavërteta. E njoh Alex-in prej shumë vitesh dhe nuk e kam takuar për të paktën 5 vitet e fundit. Sigurisht që nuk kam fjetur me të. Jam mikeshë me të dy, atë dhe Jennifer-in. Sa për Jose-n ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alien”,-është shprehur ajo.





Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas