Tronditëse, trupi i pajetë i gazetares gjendet në park

Një gazetare nga Bullgaria, Viktoria Marinova është gjetur e vdekur në një park në qytetin e Ruse pranë lumit Danub, shkruan BBC.

Nuk dihet nëse vrasja është e lidhur me punën e saj si reportere në stacionin televiziv lokal, TVN. Policia ka nisur hetimet për jetën e saj personale dhe profesionale.

Policia në Bullgari po heton vrasjen e reporterit hetues Viktoria Marinova.

Përfaqësuesi i Lirisë së Medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE) bëri thirrje urgjente për hetim pasi personat përgjegjës për vrasjen e 30-vjeçares do të gjykohen para ligjit.

Ende nuk dihet se cfarë ka ndodhur në të vërtetë me gazetaren.

Shkruar Nga
More from admin

Mos e tregoni dashurinë për partnerin në rrjetet sociale

Të gjithë e kemi një mik në rrjete sociale që poston gati...
Read More