Tritol makinës së punonjëses së bashkisë në Pogradec, dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën

850x636_skene1476433903

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur qytetin e Pogradecit orët e parë të mëngjesit të djeshëm, teksa një sasi prej rreth një kilogramë tritol ishte vendosur në një automjet i cili është shkatërruar plotësisht, por pa shënuar dëme në njerëz.

Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër dy të qytetit të Pogradecit rreth orës 3:45 minuta, ndërsa si pasojë e shpërthimit është shkatërruar plotësisht automjeti tip “Citroen” me targë PG 6433 B, si dhe janë dëmtuar xhamat dhe janë thyer edhe dyert e pallateve përreth. Mësohet se, automjeti ku ishte e vendosur lënda plasëse është në pronësi të 32-vjeçarit Piro Niko, me profesion inxhinier ndërtimi. Por, mjeti sipas informacioneve nga policia përdorej më shumë nga bashkëshortja e tij, e cila punon në zyrën e urbanistikes së bashkisë së Pogradecit. Të njëjta burime konfirmojnë se, dyshimet paraprake te policisë për këtë ngjarje lidhen me detyrën e përdorueses së makinës.

Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshortet janë marrë ne pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar nëse kanë pasur konflikte kohët e fundit. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, ata janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë marrë asnjë kërcënim gjatë kohëve të fundit, por hetuesit nisur nga mënyra si ka ndodhur shpërthimi dyshojnë se autorët kanë dashur të japin një mesazh kërcënues dhe nuk kanë pasur qëllim eliminimin fizik të tyre.

Pas shpërthimit të fuqishëm banorët janë traumatizuar nga ngjarje dhe i kanë bërë thirrje policisë të gjejë sa më shpejt autorët pasi janë ndjerë të kërcënuar. Sipas këtyre të fundit, pronarët e mjetit që mbeti pre e shpërthimit me eksploziv njihen si persona të rregullt dhe familjarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për...
Read More