“Tre dhëndurët” po shfaqet në skenën e Teatrit Metropol

14799752_10210839406091400_831140256_o-640x424

Vepra “Tre dhëndurët” me regji nga Sonila Kapidani po shfaqet në skenën e Teatrit Metropol. Edhe sonte ajo nuk mungon në skenën e teatrit për publikun, i cili deri më tani e ka vlerësuar shfaqjen. Vepra është një komedi karakteresh e situatash shqiptare, e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1986 nga regjisori Pirro Mani. Është një shfaqje që trajton historinë e një familje në vitet ’40, ku problemi i tyre madhor, është martesa e vajzës së vetme. Ngjarjet zhvillohen në një kohë të shkurtër gjatë vitit 1943-1944 në një qytet në Jug të Shqipërisë, por të mbushur me ndodhi të mëdha. Atë kohë, ndodh kapitullimi i Italisë fashiste, gjithashtu tërheqja e gjermanëve Hitlerianë, përpjekja e anglezëve për t’u bërë faktorë e së fundmi ardhja e partizanëve që solli në fuqi Partinë e Punës. “Tre dhëndurë” është një vepër e Dionis Bubani, e cila ka sjell ngrohtësi si nga ana dramaturgjike po ashtu dhe nga ana sociale. Ajo del nga arkivi i Estradës së Tiranës dhe në dijeninë time nuk është vënë më në skenë që nga viti 1986. E mbaja mend nga fëmijëria ime, kam qenë 6 vjeç kur e kam parë dhe u kënaqa shumë që e gjetëm në arkiv. Kjo vepër përkon me sezonin tonë artistik, trajtimin e së vërtetës dhe me dëshirën për të vënë në skenë vepra cilësore të autorëve shqiptar. Vlerësoj partneritetin me regjisoren dhe së bashku me kastin e mrekullueshëm të aktorëve me larmi shumëbreznish dhe eksperiencash”, ka pohuar më herët Jonida Beqo, drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metro pol). Për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo pjesëmarrja në këtë shfaqje e ka bërë të ndihet mirë. “Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur, sepse gjeta ekipin e duhur, njerëzit e duhur dhe institucion me dinjitet. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu dhe një regjisore të talentuar “, shprehet aktorja Hajrie Rondo, që vjen me rolin e Sanijes. Në role të tjera në vepër interpretojnë aktorët Gëzim Rudi-Mentari, Pjerin Vlashi-Dudumi, Aleksandër Kondi -Xhevahiri, Lindar Kraja-Beniamini, Roerd Toçe-Zenuni, Marget Caushi-Eduardi, Linda Jarani-Flutura si dhe Elona HyseniSanija II. Dinos Bubani në Tiranë studioi filologji. Gjatë punës së tij krijuese Dionis Bubani u mor me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Miliarderi i këshillon të rinjtë: Merruni me filozofi

Sipas një studimi të kryer nga Glassdoor doli se fushat ku studentët...
Read More