Moderatorja e emisionit investigativ “Boom”, Fiori Dardha, është kërcënuar me jetë nga ish-kryetari i komunës Perondi në Kuçovë, Rexhep Hajdari.
Rexhep Hajdari, i cili është shpallur në kërkim, mësohet se e ka kanosur me jetë moderatoren për shkak se emisioni investigativ ka trajtuar përgjatë dy ditëve çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012 në komunën Perondi, për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ku ai rezulton se ka qenë në krye të bordit përzgjedhës.
Etiketa: fiori dardha, Rexhep Hajdari