Tragjedia në Kenia/ Boeing nxjerr nga përdorimi avionët 737 Max

 

Prodhuesi më i madh i avionëve në botë, “Boeing”, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pasi hetuesit gjetën prova të reja në vendin e rrëzimit të një avioni të tillë në Kenia javën e kaluar. Kompania amerikane “Boeing” tha se do t’i pezullojë fluturimet e të 371 avionëve.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve. Të dielën, nga rrëzimi i avionit 737 Max, i kompanisë ajrore të Etiopisë, humbën jetën të 157 njerëzit në bord 6 minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Nairobit në Kënia.

Tetorin e kaluar, një avion i Boeing-ut, po ashtu i llojit 737 Max, është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord.

Gjatë kësaj jave, disa vende, përfshirë SHBA-në, Brazilin, Australinë, Kinën, kanë njoftuar se kanë ndaluar së operuari me Boeing 737 Max. “Po bëjmë gjithçka që mundemi, në partneritet me hetuesit, për të kuptuar shkakun e aksidenteve dhe për të përmirësuar sigurinë”, tha presidenti i Boeing-ut, Dennis Muilenburg.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kërkesa e gjykatësit për Angeline Jolie: Lër Brad Pitt-in të kalojë më shumë kohë me fëmijët

Anxhelina Zholi, aktorja me famë botërore gjatë negociatave për divorc me Bred...
Read More