ShowBizz

Tom Cruise nuk e lejon Kidman të marrë pjesë në dasmën e djalit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 28/03/19 |
mapo.al

Nicole Kidman është ndaluar të marrë pjesë në dasmën e djalit nga ish-bashkëshorti i saj, Tom Cruise. Sipas mediave të huaja, ky i fundit i ka kërkuar të birit, Connor Cruise, që të mos e ftojë në ceremoninë martesore, ku do të lidhë jetën me të dashurën italiane Silvia.


“Tom është mbrapa kësaj. Ai i bëri një telefonatë Connorit dhe ai e miratoi vendimin e tij. Aktori nuk do ta ftojë Nicole në martesën e Connor sepse konsiderohet njeri i papërshtatshëm nga kisha. Së dyti, ai nuk e dëshiron atë atje. Tom i ktheu shpinën Nicole shumë kohë më parë dhe nuk do të shohë më pas”, është shprehur një burim pranë yllit kinematografik.


Kidman dhe Cruise u divorcuan në vitin 2001, pas një martese dhjetë vjeçare. Ata kanë dy fëmijë të adoptuar Bella (26 vjeç) dhe Connor (24 vjeç), të cilët zgjodhën asokohe të jetonin me babanë e tyre në Los Angeles.  Ndër vite është raportuar se ata janë larguar nga nëna e tyre pasi ajo u martua me Keith Urban në vitin 2006 dhe lindi dy fëmijë, Sunday dhe Faith. Por fituesja e çmimit Oskar vazhdon të insistojë se ka një dashuri të pakushtëzuar për të katër fëmijët e saj.




Etiketa: ,

Pas