Të përfolur për lidhje të fshehtë, dyshja fotografohet në aeroport

 

Jessie J dhe Channing Tatum janë përfolur së fundmi për një histori dashurie, e cila mendohet të nisur në tetor të vitit të kaluar, 7 muaj pas divorcit të aktorit nga Jenna Dewan.

Mirëpo, ata kanë zgjedhur të mos prononcohen, ndonëse nuk janë treguar shumë të kujdesshëm në paraqitjet publike.

Së fundmi, Jessie J dhe Channing Tatum janë fotografuar me valixhe në dorë në aeroportin Heathrow të Londrës. Të dy, sikurse mund ta shihni, duken të lumtur dhe të qeshur.

Këngëtarja dhe aktori mendohet të jenë takuar për herë të parë në vitin 2015 në eventin “MTV Movie Awards”.

Tatum i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të vitit të kaluar. Ata janë prindër të një vajze 5 vjeçe që quhet Everly.

 

10942182-6804977-image-a-170_155249552790110942204-6804977-image-a-173_1552495693242
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 9 tetor

Dashi Gjeni kohë për të riparë disa çështje të familjes, të cilat...
Read More