fbpx

ShowBizz

Tayna: S’ka më mirë kur më bëjnë “diss”, gjithçka sillet rreth meje





               Publikuar në : 17:20 - 14/04/19 |
mapo.alm

Falë një bashkëpunimi me reperin e njohur Don Phenom, Tayna u bë qendër e vëmëndjes me këngën “Columbiana”. Këngëtarja u shndërrua në më kërkuarën jo vetëm në koncerte, por edhe në intervista televizive apo portale.


E ftuar për herë të parë në T.CH, në spektaklin “E Diell”, reperja kosovare foli për gjithçka që nga suksesi i këngës së saj më të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të impenjimeve në muzikë, komentet negative që s`i merr aspak personale si dhe ndryshimit mes një “rap”-i që bën një femër vs atij mashkull.



“Pa dashur ta përdor si sarkazëm, por meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri ndërsa ne po këndojmë gangsta”- tha gjatë intervistës ajo.


Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori:

“Nuk jam në lidhje se më kanë më kanë “vdekur” ndjenjat” – rrëfeu ajo.

Reperja është përfolur pafundësisht në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por si reagon ajo kur i dëgjon?

“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”- deklaroi ajo.

Tayna premtoi që vera e 2019-s do të jetë “ON TOP” dhe se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës të gjitha materialet muzikore që ajo ka përgatitur këtë periudhë gati për t`u shndërruar në hite.

<
>
CR3I8729 CR3I8739 CR3I8788 CR3I8801 CR3I8810 ddddd-2


Etiketa: , ,

Pas