Taylor Swift zemëron presidentin Trump!

 

Taylor Swift mbështeti një ditë më parë demokratët në zgjedhjet e afërta të mesit të mandatit në SHBA, por kjo sigurisht nuk e ka kënaqur aspak presidentin Donald Trump. Ky i fundit u tha gazetarëve se tani, muzika e Taylor i pëlqen 25 për qind më pak.

Më herët, këngëtarja 28-vjeçare ka qëndruar larg deklarimeve politike, por ka thënë se zhvillimet e dy viteve të fundit e kanë bërë të ndryshojë mendje.

Komentet e saj më të fundit u përgëzuan nga shumëkush, por edhe ndezën reagime të ashpra mes republikanëve.

Swift theu heshtjen e saj mbi politikën të dielën, duke mbështetur publikisht dy demokratë në Tennessee, vendin e saj të lindjes, dhe e bëri këtë në Instagram ku ka 112 milionë ndjekës.

“Në të shkuarën, unë hezitoja të shprehja publikisht këndvështrimet e mia politike, por për shkak të disa zhvillimeve në jetën time dhe në botë po ashtu, këto dy vite të shkuara, unë tani ndihem ndryshe”,- shkruante ajo.

Në disa postime në Twitter në vitin 2012, presidenti amerikan e kishte cilësuar Swiftin si fantastike dhe e kishte falënderuar madje se kishte bërë një foto me të.

Por, postimi i fundit në Twitter i këngëtares, dukshëm e ka mërzitur atë.

Shkruar Nga
More from admin

Trump e kërcënoi me sanksione, Erdogan drejtohet kah Rusia dhe Kina

Pak ditë pasi Presidenti Trump kërcënoi Turqinë me sanksione të ashpra nëse...
Read More