Taj Mahal do të jetë në konstruksion vitin e ardhshëm

site_0252_0008-750-0-20151104113424

Kupola me mermer të bardhë që kurorëzon pamjen e mauzoleut Taj Mahal do të jetë në konstruksion vitin e ardhshëm, për të fshirë nuancën e verdhë shkaktuar nga ndotja, njoftuan sot autoritetet arkeologjike indiane.

Ky monument, një atraksion turistik që tërheq çdo vit miliona vizitorë nga mbarë bota, do t’i nënshtrohet restaurimit në vitin 2017.

Ky rinovim që është parashikuar në programin e punimeve që do të nisin në fillim të vitit tjetër mund të zgjasë deri në gjashtë muaj me qëllim për t’i rikthyer këtij monumenti mjaft të njohur në botë shkëlqimin dhe madhështinë e ngjyrës fillestare të mermerit të bardhë.

Pavarësisht një seri masash në afërsi të Taj Mahalit, ndotja për një periudhë afatgjatë i ka dhënë godinës një nuancë të verdhë. India njihet në botë për një nivel mjaft të lartë ndotës të ajrit.

Shkruar Nga
More from admin

Brenda jahtit superluksoz të aktorit të njohur

    Aktori i njohur nga Hong Kongu, Jackie Chan, i bëri...
Read More