Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Kam prova…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur ish-ministrin Saimir Tahiri.

Ndryshe nga hera e parë kur përmes një fletë-thirrje prokuroria kërkoi që Tahiri të paraqitet në ambientet e saj për të dëshmuar në lidhje me atë që di dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij, kësaj here duket se Tahiri qe do te paraqitet me vullnetin e tij. Mediat raportojnë se ai do të paraqesë pranë organit të akuzës prova të reja.

Tahiri pretendon se dokumentet e tij do rrëzojnë pretendimet e organit të akuzës. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vazhdojë hetimet ndaj ish-ministrit Tahiri për të paktën edhe 3 muaj, deri në dhjetor 2018.

Vendimi për shtyrje të hetimeve u mor nga katër prokurorët e çështjes Tahiri: Dritan Prençi, Arenc Çela, Gentian Osmani dhe Vladimir Mara.

Zgjatja e hetimeve është bërë për shkak të një letër-porosie që Prokuroria e Krimeve të Rënda po pret nga Bari dhe institucionet italiane ligjzbatuese që po hetojnë grupin e Habilajve në Itali.

Shkruar Nga
More from admin

Video/ Bebe Rexha publikon këngën e re “Sad”

  Bebe Rexha vazhdon të publikojë projekte të reja muzikore nga albumi...
Read More