Bota

Sudan/ Grusht Shteti, ushtria rrethon qeverinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 11/04/19 |
mapo.al

E rëndë ajo që po ndodh në Sudan. Ushtria ka rrethuar me njerëz dhe mjete ushtarake pallatin presidencial, duke marrë gjithashtu edhe godinën e televizionit shtetëror. Më pas ushtarët kanë njoftuar krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa presidenti Omar Al Bashir ka dhënë dorëheqjen.


Ky zhvillim ka ndodhur në ditën e pestë të manifestimeve, ku mijëra njerëz kanë zbritur në shesh, duke i kërkuar presidentit të bëjë një hap pas, pas 30 vitesh në pushtet. Të gjithë anëtarët e qeverisë janë arrestuar pas dorëheqjes së presidentit. Në pranga edhe nënpresidenti i National Congress Party, Ahmed Haroun, ish nënpresidenti Ali Osman Taha dhe truproja e presidentit.


Sipas Arab News aeroporti i Khartum është mbyllur. Manifestuesit që prej ditësh kanë protestuar në rrugë, po festojnë për rënien e Al Bashir.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas