Stresi ishte me një femër? Sali Lushaj: Ja historia e pranisë në dhomë….

Reperi i njohur Stresi u arrestua dy javë më parë nga policia, pasi u kap në një hotel në Linzë me një sasi të konsiderueshme koakine, armë dhe fishekë. Gjithashtu në momentin e arrestimi Stresi ishte i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare, e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.

Lidhur me këtë ka folur babai i Stresit, Sali Lushaj, i cili ka treguar sesi qëndron e vërteta. Sipas tij, arrestimi i të birit ishte i inskenuar nga pushteti.

<

“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige”, ka treguar babai i reperit.

Gjithashtu ai është shprehur se Stresi është i pafajshëm dhe se ndihet krenar për të. Sipas atij, nga të gjitha akuzat ndaj Stresit asnjë nuk qëndron.

Njëkohësisht Sali Lusha ka folur edhe për të fejuarën e Stresit, Keisin. “Ajo e ka marrë me sportivitet sepse e njeh kush është Stresi. Në asnjë sekondë nuk është ndarë as nga ne dhe as nga Stresi duke e mbështetur”, tha Lushaj në një intervistë për “Sevenbizz”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Njihen si “sicarias” ose vrasëse me pagesë, bota e errët e kolumbianeve…

    Ato njihen si “sicarias”, ose vrasëse me pagesë. Në jetën...
Read More