Skandali në kopsht, rrëfimi i dhunueses: E rraha fëmijën, pastaj e përqafova

anjezaAdministratorja dhe pronarja e kopshtit privat “Diren” Anjeza Shabani rrëfen para hetuesve ngjarjen e rëndë. Mohon që ka ushtruar dhunë herë të tjera, por pamjet e rënda e rrëzojnë dëshminë e 33-vjeçares. Prindërit e djalit të dhunuar: Fëmija është rrahur edhe më parë kishte shenja dhe qëndron i vetmuar dhe  i trembur.

Vetëm një ditë pas arrestimit të Anjeza Shabanit, e cila në videon e transmetuar në emisionin Stop shfaqet duke dhunuar rëndë një djalë të mitur, ka dëshmuar para policisë duke pretenduar se pamjet janë të manipuluara, pasi përveç rrahjes, ajo edhe e ka puthur dhe përqafuar fëmijën për ta pushuar nga të qarat.

<

Madje në disa raste Shabani që për shumë komentues u konsiderua si monstër, ka derdhur lot para hetuesve, për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj.

Për më shumë se lotët e 33-vjeçares, kushton terrori që iu bë fëmijës 3-vjeçar, i cili përveç dhunës fizike që nga momenti që u regjistrua në kopshtin e drejtuar nga e arrestuara, ka pësuar edhe dëmtime të shumta psikologjike.

Këtë e kanë pohuar dje prindërit e të miturit që shprehen se djali i tyre është i mbyllur në vetvete dhe ka shumë frikë dhe mund t’i duhet shumë kohë për të kaluar këtë traumë që ka përjetuar.

Ata e kishin regjistruar djalin e tyre në kopshtin “Diren” në Sauk të Tiranës me shpresë se do merrte përkujdesje dhe dije, por në fakt kanë “blerë” me para dhunën çnjerëzore të 33-vjeçares ndaj fëmijës së tyre.

Djali i dhunuar, vetëm tre vjeç, në videon e transmetuar shfaqet në një moment kur i frikësuar fshihet pas edukatores për të shpëtuar nga të rrahurat çnjerëzore të Anjeza Shabanit.

Gjithsesi ajo e merr dy herë dhe pasi e godet në një dhomë të veçuar, kthehet sërish dhe nuk ngurron që edhe në sy të fëmijëve të tjerë ta rrahë sërish duke e qëlluar në trup dhe kokë.

Të qarat e fëmijës vijojnë për një kohë të gjatë për shkak të dhunës dhe sërish administratorja e kopshtit “Diren” rikthehet duke i bërtitur që të pushonte.

Menjëherë pas transmetimit të videos me pamje vërtet shokuese, policia arrestoi 33-vjeçaren dhe njëkohësisht shoqëroi edhe pese edukatoret e këtij kopshti.

Ajo para hetuesve është shprehur se dhuna ka ndodhur vetëm në rastin që është transmetuar në emisionin Stop dhe ka mohuar që të ketë ndodhur edhe herë të tjera.

Por dyshimet janë se ndaj këtij fëmije Shabani ka ushtruar dhunë për një kohë të gjatë. Prindërit e kishin regjistruar në kopshtin privat prej tetë muajsh dhe kanë vënë re se fëmija kthehej me shenja  në trup, kryesisht me të çara të vogla në kokë dhe me flokë të shkulur.

Për këtë situatë vunë në dijeni administratoren dhe pronaren e kopshtit, por Shabani u qe betuar se nuk ua kishte keqtrajtuar djalin.

Sërish djali shfaqte probleme në sjellje dhe qëndronte për shumë kohë i vetmuar dhe frikësuar.

Prindërit e shqetësuar kontaktuan me emisionin investigativ Stop dhe më pas në bashkëpunim me gazetarët vendosën një kamera brenda ambienteve të kopshtit.

Nuk është dashur shumë kohë për të kuptuar atë që ndodhi. Pikërisht në ditën e parë që u vendos kamera janë shfaqur pamjet e rënda të dhunës së ushtruar ndaj djalit 3-vjeçar.

Për shkak edhe se kishte prapambetje në të folur, fëmija e ka pasur të vështirë që të rrëfejë dhunën e përjetuar.

Kjo edhe për shkak të tronditjes psikologjike dhe nga pamjet duket që fëmija është mjaft i traumatizuar ku në një moment kur ajo afrohet për ta dhunuar sërish, djali 3-vjeçar ngre duart lart dhe dridhet nga frika.

E arrestuara Shabani disa kohë më parë ka punuar si gazetare dhe moderatore në një emission investigativ.

Menjëherë pas shfaqjes së pamjeve në rrjete të ndryshme sociale kanë reaguar mijëra qytetarë që dënojnë aktin dhe njëkohësisht bëjnë thirrje që 33-vjeçarja të marrë dënimin e merituar.

Por në këtë rast Shabani që është edhe vetë nënë nuk ka ngurruar të ushtrojë dhunë çnjerëzore ndaj fëmijës 3-vjeçar, paçka se prindërit e tij paguanin që ajo të kujdesej.

Tashmë mbi të rëndon akuza e dhunës ndaj të miturve dhe pritet që pas lëshimit të urdhër-arrestit të dalë para gjykatës për të mësuar për masën e sigurisë.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Tirana dhe Prishtina, a po lind një armiqësi e re

Nga Armand Shkullaku Tirana dhe Prishtina kanë hyrë në një debat të...
Read More