Shqiptarja braktis të shoqin dhe vajzat për t’iu bashkuar ISIS

isis-103

Policia italiane ka dhënë një masë parandaluese për një shtetase shqiptare që dyshohet të ketë lidhje me grupin terrorist të ISIS. Në vitin 2014, shtetasja shqiptare me banim në Lecco la bashkëshortin e saj dhe dy vajzat për të udhëtuar për në Siri mes militantëve të ISIS bashkë me djalin e saj.

Tani, pas hetimeve të karabinierëve, ndaj gruas është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm. Ishte vetë bashkëshorti, shqiptar gjithashtu, që denoncoi zhdukjen e gruas dhe djalit të tij, shkruan Rai News.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ndiqte vazhdimisht video e materiale propaganduese të shpërndara në internet nga eksponentë të organizatës terroriste të ISIS.

Transferimi i saj në territorin e luftës u bë edhe për shkak se shqiptarja kishte parashikuar të martohej me një maqedonas, i cili gjithashtu luftonte për Kalifatin.

Hetuesit ndoqën edhe itinerarin e ndjekur nga shqiptarja për të shkuar në Siri, duke shfrytëzuar edhe mbështetjet në zonën ballkanike.

Sipas karabinierëve, pasi mbërriti në Turqi ajo iu bashkua një familjeje që vinte nga Bosnja. Bashkëshorti i saj në mënyrë të përsëritur kishte kërkuar të kontaktojë me gruan e tij, veçanërisht për t’u bashkuar me të birin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Reagon Georgina Chapman, bashkëshortja e producentit Weinstein!

Pas një heshtjeje disa ditore pasi u bë publik skandali i ngacmimeve...
Read More