Shqipëria 10 vjet në NATO, Rama: Hapni dyert për Kosovën

Nga ceremonia e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Aleancës që të bëjë pjesë të saj të gjithë Ballkanin, për të parandaluar kështu influencën e atyre që ai i quajti “vende të treta”.

Theks të veçantë Rama i kushtoi Kosovës dhe perspektivës së saj për të aderuar në NATO. Rama tha se Shqipëria mbështet zgjerimin e Aleancvës Veri-Atlantike, me synim fuqizimin e saj por njëkohësisht edhe për të sfiuar rrymat që sipas tij cenojnë stabilitetin e rajonit.

“Nacionalizmi në rritje, kriza e refugjatëve sirianë, apo emigrantëve në Mesdhe si dhe lufta kibernetike, janë rreziqe reale të cilat kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët, ku secili ka vendin dhe rolin e vet. Të mos harrojmë që NATO duhet të përballet edhe me doktrina agresive të faktorësh të tretë, me një dispozitiv ushtarak në rritje dhe një shpërfillje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. Aneksimi i Krimesë është vetëm një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie.

Ne ndjehemi mirë sot që integrimi i Malit të Zi më parë dhe Maqedonisë së Veriut më pas, në NATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit duke çuar drejtë mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më që influenca të vendeve të treta arrijnë që të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e aleancës. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri, jo për Kosovën thjeshtë, por për të gjithë familjen atlantike. Ballkani i gjithë në NATO është vizion strategjik dhe e Kosovës do të ishte një kapital i shtuar”, tha Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Opozita iku, por Tahiri e fitoi betejën e parë me të…

  Ish-ministri Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me grupin Habilaj në...
Read More