Shqipëri-Turqi/ Panucci: Mjafton 1 gol për të fituar ndeshjen

 

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Cristian Panucci, në kuadër të takimit ditën e nesërme mes Shqipërsië dhe Turqisë shprehet për mediat se djemtë e Kombëtares janë në gjendje shumë të mirë përballë kësaj sfide që i pret. Sipas tij ata kanë punuar mjaft mirë, ndërsa për sa i përket cështjes që Shqipëria në 2018 shënoi vetëm 3 gola, Panucci tha se ka ardhur Sadiku.

Mësohet se të pranishëm gjatë deklaratës së tij ka patur edhe gazetarë nga turqia të pranishëm.

Çfarë keni parë nga skuadra këto ditë?

“Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër…”

Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?

“Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu”

Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?

Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Keni deklaruar më parë që do tentoni ta fitoni ndeshjen. Kush janë pritshmëritë konkrete? Me çfarë rezultati do ishit i kënaqur?

Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë.

Shumë lojtarë luajnë në skuadrat më të rëndësishme në Itali. Ku mendoni se ka potencial për të shkuar Shqipëria?

Skuadra ka potencial. Të përqendrohemi tek Turqia dhe Islanda, Francën ta lëmë në terezinë e saj. Skuadra është e konsoliduar, por ka shumë rrugë për të bërë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

A i takoi Tahiri Habilajt?! Lu: SHBA ofron prokurorë të FBI për hetimin ndaj Tahirit

  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë treguar gadishmërinë e tyre për...
Read More