fbpx

ShowBizz

Shitet çdo 55 sek, ja sa trëndafila për një shishe Chanel No.5





               Publikuar në : 18:24 - 31/05/19 |
mapo.al

Parfumi Chanel No 5 , i cili u krijua në vitin 1921 për Coco Chanel nga Ernest Bo, shitet në botë çdo 55 sekonda. Por a jeni kuriozë të dini se sa lule përdoren për të përftuar aromën unike që e karakterizon këtë parfum?


Plot 400 kilogramë trëndafila, thënë ndryshe; për një kuti të vogël duhen më shumë se 3 ton trëndafila, që nuk janë aspak të zakonshëm. Ata çelin vetëm në muajin maj, në qytetin Grasse të Francës.



Përgjatë tre javëve, mbledhësit punojnë çdo mëngjes për të mbushur përparëset me lulet e sapoçela. Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset në thasë bezeje me kujdes të jashtëzakonshëm që të mos shtypen. Në një luftë kundër kohës, thasët peshohen para se petalet të shkrijnë nga nxehtësia dhe më tej lulet hapen në tabaka të mbivendosura, zhyten në tretës, trazohen dhe nxehen në temperaturë të lartë.


Tretësi thith gjithë aromat që do të përdoren në parfumin final dhe pas ekstraktimit me tretës, formohet një kg dyllë i quajtur “beton” i cili magazinohet si të jetë thesar. Në fund, “betoni” transformohet në lëng, që përdoret në formulimin e ekstraktit të Chanel No.5.

<
>
r31708-1024x684-768x513 r31696-768x505 r31710-768x513

 


Etiketa: ,

Pas