fbpx

Kryesore

Salianji i pandehur/ PD: Hoqëm Xhafën, të vëllanë e çuam në burg





               Publikuar në : 17:48 - 06/03/19 |
mapo.al

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të prokurorisë për të marrë si të pandehur Ervin Salianjin. Sa ishte deput, ai denoncoi përfshirjen e vellait t ëish-ministrit të Brendshëm, Xhafaj në trafikun e drogës. Dosja e famshme që mori nofkën “Babale” tashmë është mbyllur dhe prokuroria e akuzon Salianjin për kallëzim të rremë. Për Partinë Demokartike kjo nuk është surprizë. Në një deklaratë për mediat, partia më e madhe opozitare thotë se “asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin”.


Më tej, PD në deklaratë për mediat, thotë se falë këtij denoncimi, u faktua përfshirja e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.



Pasi u bë publik audio-përgjimi, Agron Xhafaj u largua drejt Italisë ku po vuan dënimin për trafik ndërkombëtar droge.


Si arritje të saj, PD njeh edhe shkarkimin e Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm.
Nga kjo dosje, thotë PD, u faktua se “Taulant Balla dhe Ardi Veliu janë manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas