Sali Lushaj reagon ashpër pas arrestimit të Stresit: Ti linde në internim…

Babai i këngëtarit Arkimed Lushajt, i njohur nga publiku si Stresi, ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të djalit të tij dy ditë më parë. Në një postim në ”Facebook”, Lushaj shkruan se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës. “Si mund të quhet grup i madh kriminal kur nuk është arrestuar askush tjetër. Kjo është shpifje e fëlliqur”, shkruan Sali Lushaj.

Ja postimi i plotë

Pershendetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gje e sajuar, cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh. Aspak e vertete se qenka grup kriminal. Nje shpifje e felliqur.

Askush nuk eshte ndaluar tjeter e s’do te dale ne kete loje te felliqur e te pergatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnje tjeter. Por ne kurre s’do te mund te na thyejne e te na perkulin para ketij regjimi te fëlliqur.

NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT. KURRE S’DO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME. VETEM DUA T’I THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE. KENGA QE KE KENDUAR ‘MOS U DOREZO’ KJO ESHTE. TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE S’MU NDAVE NGA BINDJET E MIA, POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE. DHE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT!

Shkruar Nga
More from admin

Shkëlqim Çela: 10 libra nga letërsia shqipe…. Zgjedh Kadarenë

    Në listën prej 10 librash nga letërsia shqipe që duhet...
Read More