Rudyard Kipling, “Në mundsh”, trashëgimia për çdo fëmijë nga i ati

MTE5NTU2MzE2MjgxMjc1OTE1

Kanë kaluar mbi 150 vjet nga lindja e Rudyard Kipling, shkrimtari dhe poeti i famshëm britanik prej të cilit kujtojmë, mes titujve më të famshëm që kanë bërë historinë e letërsisë, të paharrueshmin “Libri i xhunglës” dhe “Kapitenë guximtarë”.

Poezia e tij “Në mundsh” (e 1895-s) na tregon sugjerimet që Kipling si baba i drejton të birit në mënyrë që të bëhet “Burrë”.

Rudyard Kipling

Më poshtë paraqesim tekstin e plotë të një himni të mrekullueshëm për jetën, që Kipling i kushton të birit, ku të qenin burrë e përbëjnë vlerat, liria dhe vullneti për të konsideruar çdo hap të ekzistencës tonë si një ecje drejt diçkaje të re.

Një reflektim marramendës në vargje që nga “fëmijë” na mëson të bëhemi burra.

VARIOUS...Mandatory Credit: Photo by Roger-Viollet / Rex Features ( 443052f ) RUDYARD KIPLING VARIOUS
VARIOUS…Mandatory Credit: Photo by Roger-Viollet / Rex Features ( 443052f )
RUDYARD KIPLING
VARIOUS

Ne mundsh… [ Rudyard Kipling ]

Ne mundesh te ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes ti besosh,

sa here te ty dyshojne e s’te perfillin,

por edhe dyshimet drejte t’i gjykosh……..

 

ne mundesh te rrish ne pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejne urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,

me thjeshtesi me to pa rene ndesh……

 

ne mundesh t’mendosh por jo gjer ne shkaterrim,

t’enderrosh por jo si rob enderrimesh.

dhe ti t’i trajtosh nje lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….

 

ne durofsh dot qe thenjet e tua te drejta

ne kurthe trutharet kopuket te t’i kthejne,

t’i shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta

e prap t’i ndertosh me vegla qe nuk vlejne

 

ne mundesh fitoret qe ke korrur t’i flijosh,

si ne kumar me nje te vetme loje,

te rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurre te mos e zesh me goje…..

 

ne i detyrosh dot muskul nerv dhe puls e zemer,

te te sherbejne edhe kur gjithcka duket e kote.

e te qendrosh kur ske asgje vec vullnetit,

qe vec nje fjale “qendro” gjithnje te thote…

 

ne mundesh te flasesh me maskarenj,por nderin tend te ruash

a t’ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon…

nese armiku apo miku s’te bejne dot te vuash

dhe gjithkend e cmon,por vec sa meriton

 

ne mundsh t’i mbushesh ti minutat

qe te renda me veprat qe peshojne

dije dhe mos ke asnje dyshim,

se e jotja do jete bota me cka mbrenda

dhe BURRE do t’jesh o biri im.

Collier_1891_rudyard-kipling

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diçka për donkishotët (negativë) që po lodhen në mbrojtje të “realizmit socialist”

  Shkrimtari Agron Tufa, nga zërat më aktivë për historiografinë e letërsisë...
Read More

More Stories