Rrëzimi i helikopterit: Një hero në mesin e dramës që tronditi botën

Leicester konfirmoi mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet një komunikate për shtyp, vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha, President dhe pronar i klubit. Manjati humbi jetën në një aksident me helikopter ditën e shtunë, në momentin kur po largohej nga “King Power Stadium” pas ndeshjes Leicester-West Ham.

Helikopteri humbi kontrollin pasi u ngrit dhe u përplas në parkingun e punonjësve të klubit. Kur Leicester luante në shtëpi, 61-vjeçari Srivaddhanaprabha e kishte zakon që të vinte dhe të largohej me helikopter nga stadiumi.

Në mes të kësaj drame, ajo e Eric Swaffer, pilotit të helikopterit që transportonte pronarin miliarder të Leicester City, është një histori heroizmi.

Së bashku me të dashurën e tij, Izabela Roza Lechowicz, pilote e dytë e mjetit të rrëzuar mbrëmjen e së shtunës, pas ndeshjes kundër West Ham, Swaffer, i cili kishte kuptuar se diçka nuk shkonte me helikopterin, u përpoq me të gjitha forcat ta largonte sa më shumë atë prej turmës së njerëzve poshtë, edhe pse i ndërgjegjshëm se ky mund të ishte veprimi i fundit që do të bënte në këtë jetë.

5 ishin viktimat e tragjedisë: manjati tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, që e bleu klubin e futbollit për 39 milionë paundë në vitin 2010 dhe 6 vjet më vonë e çoi në fitimin e titullit në Premier League; ish-mbretëresha tajlandeze e bukurisë, Nursara Suknamai, asistenti i pronarit, Kaveporn Punpare si dhe dy pilotët.

Swaffer besohet të ketë shpëtuar shumë jetë me përpjekjet e tij për ta larguar mjetin me probleme nga tifozët në terren. Homazhet kanë vërshuar nga të gjitha anët për të dhe për manjatin e konsideruar një bamirës që nuk do të harrohet lehtë.

“Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti në jetën time. Ti preke zemrat e të gjithëve. E ndryshove futbollin përgjithmonë. I dhe shpresa të gjithëve se e pamundura mund të bëhet e mundur”, ka qenë mesazhi i ngushëllimit të portierit të Leicester, Kasper Schmeichel.

Ekspertët dyshojnë se shkak i fatkeqësisë është bërë mosfunksionimi i helikës së bishtit të helikopterit, çka bëri që mjeti 6 milionë paundësh AgustaWestland të dilte nga kontrolli në një mënyrë të cilën asnjë pilot, sado i mirë, nuk do ta menaxhonte dot.

pil1pil2pil3pil4pil5
 
 
Shkruar Nga
More from admin

Kadare dhe Franca, sonte në kafe “Rostand”

Sot në mbrëmje, do të ketë një takim letrar në nderim të...
Read More