Kryesore

Ronaldo show, Juventus përmbys Atleticon





               Publikuar në : 22:55 - 12/03/19 |
mapo.alm

Juventusi luajti në fushën e saj ndeshjen e kthimit me Atletico Madridin, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.


Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Juventusin me golin e Ronaldos në minutën e 27-të. Portugezi shënon dhe të dytin sapo rinisi takimi dhe tashmë gjithçka barazohet, pasi Atletico kishte fituar 2-0 takimin e parë.



Minuta e 84-t ishte me fat për bardhezinjtë. Bernardeschi pengohet brenda zone dhe kishte penallti. Ronaldo gjuan nga pika e bardhë dhe shënon golin e tretë, i cili tashmë e kualifikon Juventusin.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas