Risi në shkollat angleze: Ndalohen xhupat e shtrenjtë firmato në klasë

Shkollat në vendet anglosaksone në përgjithësi janë në nivele të larta kur bie fjala për rankimet botërore. Nëse sheh mediat angleze, do të gjesh raste të shumta kur drejtuesit e shkollave tregohen të rreptë me nxënësit e tyre.

Së fundmi, një shkollë në Merseyside ndaloi nxënësit që të veshin pallto të shtrenjta firmato në përpjekje për të ndaluar atë që njihet si turpërimi i të varfërve mes nxënësve.

Në një letër drejtuar prindërve, shkolla thotë se nuk do lejohen xhupa të shtrenjtë të kompanive Moncler, Pyrenex apo Canada Goose.

Drejtoresha Rebekah Phillips tha se nxënësit dhe prindërit e kanë përkrahur nismën. Megjithatë disa njerëz në rrjetet sociale thonë se diçka e tillë është qesharake.

Markat që kanë ndaluar shkolla kushtojnë nga 400 deri në 1 mijë sterlina.

Para pak ditësh një rast tjetër u shënua në një shkollë të quajtur ‘Hall Park Academy’. Një nxënëse tha se përfundoi në izolim duke qarë, pasi mësuesit i thanë që të hiqte atletet që kishte veshur pasi nuk janë të përshtatshme për shkollën.

Vajza kishte veshur një palë atlete Nike pasi i kishte të rekomanduara nga mjeku sepse kishte një gisht të infektuar. Megjithatë prindërit thonë se pavarësisht dokumentit, vajzën e detyruan të studiojë në izolim për tre javë.

Sipas tyre, këpucët e përshtashme me uniformën janë politikë e shkollës. Pas ndërhyrjes, më në fund mësuesit kanë pranuar të marrin parasysh kërkesën e doktorit dhe e kanë lejuar vajzën të mbajë atlete deri më 14 nëntor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parashikimi i çmendur: Temperaturat pritet të shkojnë në 48°C

  Meteorologët parashikojnë që pjesë të Europës të kapin shifra rekord, duke...
Read More