Rama vlerëson Bankën e Shqipërisë: Institucioni i vetëm i pa anatemuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, se Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar në vendin tonë.

“Banka e Shqipërisë ka pasur një rol pozitiv në përballjen me periudhën pas krizës, duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. Banka e Shqipërisë është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se ajo është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar”, tha Rama.

50 vite më parë kur BE sapo kishte dalë nga pelenat dhe duhet të provonte rezultatet gjysmë shekullit që kaloi, Banka e Suedisë pati organizuar një konferencë me të njëjtin pyetje që sot Shqipëria ja bën vetes: Banka Qendrore përballë sfidave. E parë me sytë e 50 viteve më pas, politikat monetare i kanë kapërcyer kufijtë kombëtare dhe janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën”.

“Banka e Shqipërisë përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri”, shtoi kryeministri.

Shkruar Nga
More from admin

Bella Hadid e mahnitshme në të kuqe

Ajo është e njohur për trupin e saj seksi. [ngg_images source="galleries" container_ids="793"...
Read More