fbpx

Aktualitet

Rama sulmon pedagogët dhe Rektorin e Universitetit të Tiranës





               Publikuar në : 12:07 - 01/04/19 |
mapo.al

Në prezantimin e biblotekës digjitale universitare, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar përsëri Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, por edhe pedagogët.


“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar. Rektorati nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të transparencës së titujve akademikë. Edhe për problematika të tjera, Rektorati bën sikur nuk dëgjon. Tjetër pikë që do të vendosim, bazuar në kritere ndërkombëtare, është që studentët të vlerësojnë punën e pedagogëve. Gjithashtu, do të shihet edhe problematika e shitjes së librave në këmbim të notës. Por këtë s’mund ta bëjmë ne si qeveri, se duket e njëanshme, por duhet ta bëjë universiteti. Ne do të ndërhyjmë në legjislacion dhe do marrim përgjegjësi. Kjo nuk është më e mira, por nuk mund t’i lëmë fëmijët e këtij vendi në pikë të hallit”, tha Rama.



Ai prezantoi bibliotekën digjitale “Ulibrary.rash.al”. Rama tha se biblioteka do të ketë informacion për të gjitha fushat. Kryeministri shtoi se objektivi i qeverisë për bibliotekë digjitale u realizua brenda afatit.


“Ne si qeveri po mbajmë një premtim për të pasur bibliotekë digjitale universitare. UT tashmë është me bibliotekë digjitale. Kjo do të ndihmojë çdo student apo studente për të gjetur informacion për gjithçka që ata dëshirojnë. Ne po bëjmë gjithçka që studentët duan dhe na kanë kërkuar. Ka ardhur koha që ne t’i referohemi ligjit për Arsimin e Lartë  për Rektoratin. Rektorati është vendi ku duhen zgjidhur problemet dhe jo aty të ketë probleme. Tani duhet që Ministria e Arsimit të ndërhyjë, për shkak se rektorati i UT nuk ka pasur vullnet për të qenë me kërkesat e studentëve”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se do të rishihen kuotat për çdo degë, ndërsa do të bëhet më tepër për arsimin profesional.


Etiketa: , , ,

Pas