Rama publikon vendimet: Kemi shkuar përtej kërkesave të studentëve

Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ashtu siç kishte premtuar. 

Kryeministri tha se mbledhja i ishte dedikuar pikërisht kërkesave të studenëtve.“Në fokus kemi pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera, që janë vendosur në vëmendjen tonë si elementë të Paktit për Universitetin, që do e bëjmë publik në mesin e muajit të ardhshëm. 

Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme, që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, ashtu siç e kemi thënë,” tha Rama.

Universiteti duhet futur në një fazë të dytë, të një reforme transformuese e cila jo vetëm që nuk duhet të zmbrapset, por duhet të thellohet”, tha Rama.

“Studentët nga familjet në ndihmë ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë, tetraplegjikë, marrin bursë 100% të financimeve të studimeve. Kjo gjë do të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria për çdo student që ka këto kritere.

Studentët me notë mesatare mbi 9, do të përfitojnë financimin nga qeveria 100% të tarifës së regjistrimit për ciklin e dytë të studimeve të larta. Gjithashtu do të përfitojnë një bursë prej 10 000 lekësh të reja për çdo program studimi.

Çdo studenti që pranohet në universitet do t’ia financojë buxheti i shtetit financon 50% të tarifës së arsimit. Ndërsa vitin e ardhshëm të gjithë ata që nuk do të kenë mesatare 6 apo më lart, do të humbasin çdo financim nga buxheti i shtetit”,tha Rama.

Sa i përket kërkesës së dytë të studentëve, atë të kushteve të konvikteve, Rama tha se po merren të gjitha masat me mbështetje të disa institucioneve. “Brenda këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do të jenë të rinovuara”, u shpreh ai.

Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuar

Referuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve”, tha Rama.Rama: Arkivë dixhitale për doktoraturat dhe Kod Sjellje

Kryeministri Rama deklaroi sot se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.Transparenca në universitete, Rama: Krijohet struktura e kontrollit

Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”, tha Rama.
Rama: Bordi i Administrimit të Universiteteve de facto i shkarkuar, studentët do kenë përfaqësuesin e tyre

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur de facto të shkarkuar Bordin e Administrimit të Universiteteve, por deri në ngritjen e bordit të ri ata do të vijojnë punën. Kreu i qeverisë premtoi për studentët se ata do kenë përfaqësuesin e tyre në bord, të zgjedhur nga një proces i hapur dhe transparent. “Përfaqësuesit në bordi de facto janë të shkarkuar. Emërimet e rjea do bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, studentëve. Dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët, jo student. Figura publike të njohura të fushës, ekspertë, profesionistë, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në bord si mishërim i vullnetit dhe bashkëpunimit me studentët. Senatet janë të lira që në vendet që kanë të lira në borde të propozojnë një student. Kjo ju takon studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Afati i realizimit prill-maj 2018”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama publikoi vendimet e Këshillit të Ministrave në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.Kryeministri Edi Rama tha se karta e studentit, një çështje që ka qenë në vëmendjen e tij prej kohës kur ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë, por që ka qenë një premtim legjendar i të gjithëve, do të jetë funksionale në fund të vitit 2019 dhe se po punohet për përfshirjen e saj në kartën e studentëve europianë.

“Për këtë qëllim kemi nisur një proces me Komisionin Europian, sepse mendojmë se përfshirja në këtë rrjet i jep përmbajtje serioze kartës”, tha Rama. “Të jemi realist, nuk është karta që i ka penguar studentët të shkojnë në teatër, apo bibliotekë, apo muze. Po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studentore europiane”.

Kryeministri tha se gjuha angleze do jetë shumë e rëndësishme, ndaj premtoi kurse anglishteje falas nëpër universitete.

“Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbështetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045”, tha Rama.

Rama u zotua se do e ndryshojë administratën me studentët e ekselencës. “Me studentët më të mirë do bëjmë histori për reformimin e administratës”, tha Rama.

“Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë”.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama, deklaroi në një komunikim “live” në “Facebook” se, 1000 studentë ekselentë do të fitojnë në mënyrë të menjëhershme vendin e punës në administratë. Ai cilësoi se punësimi i tyre do të jetë pa konkurs, vetëm me meritën e notave. Nëse deri më tani, në shumicën e vendeve të lira në administratë alternoheshin po ata punonjës që ishin brenda sistemit, një vendim i fundit i qeverisë, hap rrugën për t’u bërë pjesë e administratës çdo kandidat jashtë saj, që plotëson disa kritere të parashikuara në ligje dhe vendime, sipas profilit të punës.

Bëhet fjalë vendimin e qeverisë nr. 746, datë 19.12.2018, i cili ndryshon vendimin nr. 243, datë 18.3.2015, për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive. Vendimi ndryshon pikën 10 të kapitullit dy të vendimit në fuqi, për procedurat e pranimit në administratë. Pika 10 e ndryshuar përcakton që shpallja e procedurës për pranimin në administratë është e hapur për të gjithë kandidatët nga jashtë shërbimit civil.

“Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do të kap protestës si kam kapur gjithë të tjerat”, u shpreh Rama.

Ndërsa më tej vijoi duke treguar faturën financiare të të gjithë paketës duke thënë se ajo është parashikuar në buxhet.

Për realizimin e “paktit për universitetin”, nuk do të preket buxheti i shtetit dhe as ligji për arsimin e lartë.

Gjatë komunikimit të vendimeve të marra nga kabineti i tij para publikimit të këtij pakti, kryeministri tha: “Nuk ka asnjë arsye të preket ligji, ai është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullit, ndaj asnjë pakicë e pakicës së pakicës nuk mund ta ndryshojë”.

Për kërkesën e rritjes së buxhetit të arsimit në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, Rama tha se do të shpjegohet gjerësisht në publikimin e paktit për universitetin.

Shkruar Nga
More from admin

Krijime të reja frontesh në Lindjen e Mesme?

Irani ka vite që është i përfshirë fort në luftën kundër milicëve...
Read More