Rama: Nis ‘Operacioni AntiTepsi’, masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konfenrencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve.

Gjatë fjalës së mbajtur kreu i qeverisë ka theksuar shkurtimin e burokracive gjatë këtyre 4 muajve qeverisje.

Rama tha se u mbyll me sukses faza e parë e asaj që ai e quan “Operacioni antitepsi”.

“Faza e Parë e Operacionit AntiTepsi – Pas 4 muajsh pune intensive, qeveria plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët, në çdo sektor. Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama në Facebook.

Nëse flasim për korrupsionin që shqetëson qytetarët, kemi nga njëra anë korrupsionin e lartë, për të cilin Reforma në Drejtësi, Vettingu është ilaçi i duhur dhe ndëshkimet që do të pasojnë janë ilaçi i duhur. Por kemi edhe korrupsionin e gjithëpërhapur të nevojës për ryshfet, që është tipik për vende në zhvillim. Në këtë aspekt, ne besojmë shumë se përgjigja është modernizimi, i cili ka një komponent themelor, shkurtimin e duarve të shtetit në jetën dhe në xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta të fituara që shteti duhet t’i garantojë”.

Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, tha Rama.

Sipas tij, reforma do të kërkojë kohën e vet, por duhet të shkojmë drejt heqjes së mundësisë së marrjes së shërbimit në dorë me letër, në rastet kur janë të mundura shërbimet digjitale.  

Platforma e bashkëqeverisjes është reale, funksionon. Në vend që të japësh mik, thjeshtë beso se ti e zgjidh vetë problemin tënd për tre minuta, duke futur mikun më të madh, qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministrin apo ministren sipas sektorit. Sot ne kemi mbi 2500 raste konkrete që e provojnë këtë që them unë. Sot kemi 35 punonjës hipotekash në prokurori. Nuk i ka dërguar auditi apo kontrolli i shtetit, i ka dërguar qytetari që ka ngritur krye.

Mes të tjerash, kryeministri solli edhe shembullin e reformës së thellë që po ndërmerret në zyrat e doganave.

Ne do ta vazhdojmë procesin, ndër më të rëndësishmet është realizimi i një ëndrre të paimagjinueshme për të hequr doganierin nga shtëpia e importuesve dhe eksportuesve. Sot të importosh në Shqipëri është një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dhe për 20 min ti zhdoganon mallin.”

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More