Rama: Diktatorët kanë frikë nga individët! Në Shqipëri mund të vrasësh veten se…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane, Neue Zuercher Zeitung.

I pyetur se çfarë mendon për zhvillimet politike në Hungari dhe Poloni dhe për faktin se Akademia e Arteve në Budapest është shpallur si qendra e pushtetit e Viktor Orban, Rama thotë se diktatorët kanë frikë nga arti.

“Nuk jam shumë familjar me rastet individuale, por eksperienca më ka mësuar se diktatorët kanë frikë nga individët. Dhe arti është vendi ku individualizmi gjen shprehjen më të fortë. Ka një tendencë për të uniformëzuar artin dhe kulturën. Është e tmerrshme. Nëse politika implikohet, gjërat nuk shkojnë mirë”, thotë Rama.

Intervista është zhvilluar pasi Rama ka hapur një ekspozitë personale në Rostock të Gjermanisë. Sërish Rama vazhdon të lavdërojë dhe të lavdërohet për periudhën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe nisi të prishë ndërtimet pa leje.

Megjithatë gazetari i bën një pyetje interesante.

“Në Perëndim, ajo që njihet si arkitektura informale, romantizohet me dëshirë,” thotë ai, duke treguar artin me ndërtimet pa leje në Venezuelë apo Kinë.

“Unë mendoj se ne duam gjithmonë atë që nuk e kemi dhe gjithmonë kemi atë që nuk e duam. Në Zvicër mund të vrasësh veten pasi asgjë nuk shkon gabim, nuk ka sfida. Në Shqipëri mund të vrasësh veten pasi gjithçka shkon gabim”, thotë ai.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Konfirmohen dyshimet, çfarë u gjet në laboratorin e vëllezërve Çilotaj në Fier

Në laboratorin e Çilotajve u gjetën mbetje të bimëve narkotike që ishin...
Read More