Rama dhe Haradinaj me simbole serbe? Apo të…

Disa mendojnë se mbledhjet e qeverive mes Shqipërisë dhe Kosovës shërbejnë kryesisht për të nxitur reagime pasionante në rajon dhe jo aq shumë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Këtë herë nuk ishte më ndryshe. Kryeministri Edi Rama i tregoi ‘dhëmbët’ Brukselit sërish, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen brenda vitit 2025. Më pas dy qeveritë bënë një foto me simbolin e shqiponjës, edhe pse një nga ministrat duket se nuk dinte ta bënte mirë simbolin.

E meqë jemi te simbolet, dhe kjo mbledhje e radhës është e fokusuar më shumë tek ato, mediat serbe kanë ‘pikasur’ diçka.

Gazeta Kurir shkruan se kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Edi Rama e kanë nisur provokimin që kur e mbajtën takimin në ‘qytetin e shenjtë serb të Pejës’.

Më pas gazeta shkruan se ‘besojeni ose jo, ata mbanin në xhaketa një bexh serb’.

“Siç tregojnë fotot, Rama dhe Haradinaj kishin në të majtë të xhaketës bexhin me gjashtë cepa. Ky është një simbol i Kastriotëve, një dinasti serbe”, thekson gazeta.

Megjithatë ata e kanë vendosur heksagramën pasi ky është viti i Skënderbeut, kurse serbët vazhdojnë të besojnë se Skënderbeu është i tyre.

Shkruar Nga
More from admin

Sherri i zgjatur me Leonard Bombajn, Gjykata dënon Stresin

  Pas sherrit me Leonard Bombajn gjykata ka marë sot vendimin për...
Read More