fbpx

Bota

Putin: Zbuluam dhe ndaluam aktivitetin e 600 spiunëve të huaj





               Publikuar në : 10:55 - 07/03/19 |
mapo.al

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës se kanë rritur aktivitetin e tyre të spiunazhit në Rusi. Ai tha se qindra spiunë janë ndaluar vetëm në vitin 2018.


Putin nuk dha detaje, por tha se është ndaluar puna e spiunazhit të “129 anëtarëve të stafit dhe 465 agjentëve të shërbimeve të huaja speciale”.



Deklarata e Putin duket si kundërpërgjigje për akuzat ndaj aktiviteteve të spiunazhit të agjentëve rusë në të gjithë botën, ndërhyrjeve kibernetike dhe ato në zgjedhje, e fundit e bërë vetëm dy ditë më parë nga kreu i Këshillit të Europës, Donald Tusk, i cili paralajmëroi vendet europiane që të kenë kujdes nga ndërhyrja e forcave antieuropiane në zgjedhjet e majit.


Spiunët rusë janë akuzuar gjithashtu për një nga rastet më të zëshme të spiunazhit të viteve të fundit, helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal në Britani.

Po ashtu, shërbimet e inteligjencës në Holandë, Çeki dhe Suedi thonë se kanë devijuar sulme spiunazhi.

Në fjalimin për oficerët e Forcës së Sigurisë, FSB, Putin tha se puna e tyre ka qenë efikase, veçanërisht në mbrojtjen e të dhënave mbi zhvillimin e sistemit të armatimeve.


Etiketa: , , , ,

Pas