Problemet me Katarin, Trump i bën thirrje mbretit Salman për unitet të vendeve arabe

tr

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje mbretit të Arabisë Saudite për unitetin e Gjirit në mes të një mosmarrëveshje në rritje, lidhur me mbështetjen e dyshuar të Katarit me militantët.

Më parë, ai ka deklaruar se lëvizja e sauditëve për të izoluar Katarin mund të shënonte “fillimin e fundit të tmerrit të terrorizmit”.

Disa vende të Gjirit kanë kufizuar lidhjet e udhëtimit dhe ambasadës me Katarin të hënën.

Katari e mohon fuqishëm mbështetjen e islamizmit radikal. Përçarja ka ndikuar në çmimet e naftës, udhëtimet dhe transportin, dhe ka rritur frikën e mungesës së ushqimit.

Emiri i Kuvajtit po ndërmjetëson një mosmarrëveshje, ndërsa edhe presidenti i Turqisë ka ofruar ndihmë lidhur me këtë çështje, duke thënë se izolimi dhe sanksionet nuk do të zgjidhin krizën.

“Mesazhi i tij [i z. Trump] ishte se ne kemi nevojë për unitet në rajon për të luftuar ideologjinë ekstremiste dhe financimin e terrorizmit”, tha një zyrtar i SHBA për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shkruar Nga
More from admin

Sa palma kushton një stadium i ri?

Urbanism & Democracy  Nga Gentian Kaprata Shqipëria e erës Rama po mbushet...
Read More