Princ Leka sjell urimin special për festën e Pavarësisë së Kosovës!

Urimit për festën e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar gjatë ditës së sotme edhe Princ Leka.

<

Statusi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë të Kosovës, ju uroj nga zemra Gëzuar Pavarësinë!

Në këtë 10 vjetor kemi patur plot sfida, për njohjen e shtetit të ri, për forcimin e stabilitetit me maturi, për krijimin nga eshtrat e luftës të një shteti modern.

Liria e Kosovës është fituar me shumë sakrifica, me heronj të panumërt, që luftuan për familjet e tyre dhe për Kombin tonë në tërësinë e tij. I bëj thirrje shtetit te Kosovës mos lejojë kurrsesi që trimat e saj të harrohen!

Të gjithë Shqiptarët kudo që janë, janë krenarë për Shqiptarët e Kosovës dhe për ate çka ata realizuan. Por sfidat e medha nuk arrihen të vetmuar. Ne patëm fatin e madh të mbështetjes së pakushtëzuar të aleatëve tanë të cilët luftuan bashkë me ne krimin dhe gjenocidin ! Për këtë do ti jemi përjetë mirënjohës!

Uroj qe të punojmë në vazhdim të gjithë bashkë për ëndrën tonë të Bashkimit të Bekuar Kombëtar!

Shkruar Nga
More from Revista User

Julian Deda shpërthen kundër shtetit…

Dy ditë më parë shpërtheu kundër drejtorit të Teatrit Kombëtar, pikërisht për...
Read More