Presidentja që theu rrjetin viziton Shqipërinë: Ja përse është e shqetësuar

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç do mbërrijë në Shqipëri në një vizitë treditore.

Të mërkurën, presidentja që u bë shumë e famshme gjatë Botërorit 2018 me fotot dhe reagimet e saj, do të takojë homologun shqiptar, Ilir Meta.

Ajo do të takojë të enjten kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe do mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Të njëjtën ditë do të udhëtojë drejt Durrësit, ku do prezantojë një projekt të përbashkët për ruajtjen e detit Adriatik.

Mësohet se shqetësimi i presidentes kroate është ndotja e detit. Më herët është raportuar se mbeturinat shqiptare kanë mbërritur në brigjet kroate.

Raportohet se dy presidentët do të nënshkruajnë një marrëveshje për mbrojtjen dhe ruajtjen e detit nga ndotja.

Gjatë kësaj vizite, ajo do të shprehë mbështetjen e fortë të Kroacisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Të dy vendet ruajnë raporte të mira bilaterale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tejkalimi i kombit si gabim politik i shqiptarëve

Nga Viliem Kurtulaj* Të paktën që pas Luftës së Dytë Botërore, por...
Read More