Aktualitet

Poshtërimi publik: Ja çfarë u ndodhi këtyre mësuesve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 02/06/16 |
mapo.al

turperimiAvokati i Popullit në Meksikë ka kërkuar nisjen e hetimeve pas ‘turpërimit publik’ të një grupi mësuesish dhe administratorësh në shtetin e Çiapasit.


Më shumë se 14 administratorë dhe drejtorë shkollash u detyruan të ecin këmbëzbathur përmes qytetit Komitan, pasi ata sfiduan një grevë.


Një fraksion i sindikatës së mësuesve u vendosi pllakata në qafë mësuesve, ku thuhej se ata ishin tradhtarë.


Shumicës së tyre iu qethën flokët, ndërkohë që turma shihte.


Ministria e Arsimit tha se përgjegjësit do të ndëshkohen.

Sindikata e Mësuesve tha se ata ishin agjentë të shtetit, që ishin infiltruar në radhët e tyre për të diskredituar grevën.

Sindikata është në grevë pasi kundërshton reformën në arsim, që parashikon masa të reja për vlerësimin e mësuesve.

Këto incidente janë të zakonshme në Meksikë, raporton BBC.

Edhe vitin e shkuar, drejtorëve të shkollave në Çiapas iu qeth koka në shenjë poshtërimi.



Pas