Pinguli: Biznesi shqiptar duhet të organizohet dhe luftojë për interesat e tij

stefan-pinguliBiznesmeni Stefan Pinguli, i ftuar në Forumet UET flet për tranzicionin dhe lirinë ekonomike në Shqipëri gjatë këtyre viteve.

Post-tranzicioni, a funksionon liria ekonomike, cila është marrëdhënia mes shtetit dhe biznesit dhe si mund të përmirësohet kjo marrëdhënie. Mbi këto tema u fokusua bashkëbisedimi mes Presidentit të “Birra Stela”, njëkohësisht kryetari i Shoqatës së Prodhueseve të Birrës, z. Stefan Pinguli dhe pedagogëve dhe studentëve të degës së Ekonomikut në Forumet UET këtë të martë.

Zoti Pinguli foli mbi librin e tij “Post-tranzicioni−dilemat e lirisë ekonomike” duke theksuar se zhvillimi i biznesit në Shqipëri pas rënies së komunizmit ka pasur vështirësi të mëdha, që nga ndryshimi i taksave, klima jo e favorshme ndaj biznesit, faktorë këta që e bëjnë të vështirë bërjen biznes. Ai theksoi se biznesi shqiptar duhet të organizohet dhe të luftojë për interesat e tij, duke kërkuar politika që ndihmojnë zhvillimin. Në librin e tij zoti Pinguli thotë se parimet e qeverisjes së mirë janë parimet demokratike, si: legjitimiteti, transparenca, përgjegjshmëria dhe gjithëpërfshirja. “Nëse ka legjitimitet të munguar atëherë ulet besimi ndaj politikës dhe kjo prek marrëdhëniet mes njerëzve dhe politikës dhe mes shtetit dhe qytetarëve, si dhe mes biznesit dhe administratës qendrore dhe vendore”, tha ai. Zoti Pinguli iu përgjigj pyetjeve të studentëve mbi rolin e biznesit në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe marrëdhëniet mes biznesit dhe botës akademike, të cilën ai e cilësoi si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit.

Shkruar Nga
More from revista mapo

10 mijë kopje të shitura nga UET Press: Kryesojnë Fevziu, Blushi, Ikonomi

Nuk është mjaftuar vetëm me zgjedhjen e balancuar të autorëve tradicionalë, por...
Read More