Politika

Peticioni për anulimin e zgjedhjeve për kryetar, reagon PD e Korçës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 11/07/17 |
mapo.al


PD e Korçës, përmes një deklarate për mediat, thotë se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asnjë peticion lidhur më votimet.



DEKLARATA


Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve  dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer , me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik , qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise .

Dje , nepermjet portaleve dhe mediave , PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion I strukturave te kesaj dege !

Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege , nga seksioni deri ne kryesi ,shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni .

PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri I tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar . Ka gjithashtu edhe raste kur emri , mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare , pra nje fake neës I vertete ! (fenomen)

Per keto arsye , Partia Demokratike Dega Korce , distancohet nga cdo peticion , fletushke apo trakt  i tipit komunist , i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne Statutin e kesaj partie.

Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se  do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce , me vendimin e saj te dates  09/07/2017 , mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor .

Vendimi I Kryesise te Deges  u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr 1  dt 4 Korrik 2017 , Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe Shkreses nr 61 date   07 Korrik 2017 te PDSH-se !



Pas