Përuron “mrekullinë”, Nju Jorku investon 25 miliardë $

 

Nju Jorku ka përuruar lagjen e quajtur Hudson Yards, projektin ndërtimor privat më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

Ajo kushton 25 miliardë dollarë dhe në të përfshihen më shumë se 100 dyqane dhe restorante luksoze, 4000 apartamente dhe 1 milion metra katrorë për zyra të ndryshme, ku do të përqëndrohen kompani prestigjioze si CNN, Warner Media etj.

Kompleksi ndërtimor do të ketë përtej pjesës komerciale edhe një vlerë arkitekturore dhe pamore të madhe për metropolin amerikan.

Pjesë e saj është edhe monumenti The Vessell, një strukturë futuriste kushtuar 150 milionë dollarë me formën e një hoje bletësh. Kritika e ka cilësuar atë si “Kulla Eiffel” e Nju Jorkut.

Në 2020 do të përurohet edhe observatori më i lartë në Perëndim, me lartësi 395 metra, ndërsa brenda vitit 2024 i gjithë kompleksi do të ketë përfunduar.

Lagjia Hudson Yards përkthehet si një tentativë për të mos mbetur pas kryeqyteteve aziatike, që gjithnjë e më shumë po përqëndrohen tek teknologjia dhe arkitektura bashkëkohore.

Captureteryryhhryytw3erwegw4tgergherergth
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Publikohen fotot e Aurela Hoxhës me partnerin biznesmen

  Aurela Hoxha u përfol pak ditë më parë për një lidhje...
Read More