Përplasja/ Xhafaj kundër Lleshajt për vettingun në polici

 

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të kësaj të enjte tha se ndryshimet në ligjin për vettingun në polici nuk janë të duhurat.

Deputeti socialist shtoi se kjo gjë do cenojë cilësinë vettingut në polici. “SHÇBA nuk ka kapacitet për të kryer këtë proces”, u shpreh Xhafaj. “Cenohet besueshmëria, cilësia dhe shpejtësia. 2 mln euro që do kursehen janë të papërfillshme për efektet e ligjit”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm. Ndërsa theksoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.

Nga ana e tij, ministri Lleshaj mbrojti ndryshimet ligjore duke i konsideruar ato si një praktikë që do rezultojë efikase. “Së pari, propozohet që punonjësit e SHÇBA-s, e cila është strukturë e dedikuar për t’u kujdesur për integritetin e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, të kalojnë Vettingun në fazën e pare të tij.

Ligji aktual parashikonte që SHÇBA-ja të kalonte në një fazë të dytë, jo në fazën e parë. Ne propozojmë që SHÇBA të kalojë në fazën e parë me qëllim që SHÇBA-ja të shndërrohet në aktorin kryesor të procesit për më tej, ashtu sikundër e parashikon dhe ligji organik i saj, si strukturë, siç e përmenda më parë, ekziston për tu kujdesuar që Policia e Shtetit dhe Grada e Republikës të jenë struktura të pastra, me integritet dhe të angazhuara vetëm në shërbim të ligjit dhe në asnjë lloj shërbimi tjetër.

Ndryshimi i dytë që propozohet qëndron në faktin SHÇBA-ja do të shndërrohet në një strukturë, e cila do të kryejë më tej Vettingun për pjesën e mbetur të Policisë së Shtetit, pra fazën e dytë dhe të tretë, për punonjësit e nivelit të mesëm dhe atyre të nivelit bazë.

Pra, ndryshe nga sa e parashikon ligji aktual ku ky vlerësim në fazën e dytë dhe të tretë do të kryhej nga struktura ad-hoc, me propozimet e bëra ky vlerësim duhet të bëhet nga vetë SHÇBA-ja. Ne besojmë fort që këto ndryshime kanë disa avantazhe, përveç faktit që e sjellin në kohë të gjithë procesin dhe nuk bëjnë që të na skadojë afati pa bërë pothuajse asgjë, këto kanë një impakt të rëndësishëm”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi, çdo shenjë ka ngjyrën e saj

Zodiaku na jep njohuri të vlefshme për të kuptuar domethënien e ngjyrave...
Read More